Konfirmohet gripi i shpendëve në vend, karantinohet një fermë pulash
Gripi i shpendëve është konfirmuar në vendin tonë, ndërsa një fermë pulash afër Durrësit është karantinuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Bujqësisë.
Kompania ka rreth 227.708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin kapanoneve ku mbarështrohen shpendët.
Menjëherë pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, për ngordhje shpendësh në këtë subjek, shërbimi veterinar nga Sektori i Veterinarisë Durrës, është paraqitur dhe ka vendosur në karantinë fermën e kësaj kompanie. Ka marrë mostra zyrtare dhe i ka dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.
Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.
Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën, ka lënë në fuqi urdhrin për rritjen e masave të Biosigurisë;
Ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre;
Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Ka njoftuar Autoritetin Kombetar te Ushqimit per rrijen e vigjilences dhe marrjen e masave.