SYRI TV/ Degradon aksi Kukës-Surroj, banorët: Ka dijeni Rama dhe Balluku, bëni rrugën ose s`votojmë
Rruga që lidh Kukësin me zonën e Surrojt, një aks prej 14 kilometrash, është amortizuar krejtësisht. Një grup banorësh të zonë protestuan para bashkisë Kukës, duke paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve të 11 majti, nëse nuk rehabilitohet rruga.
Gjendja e degraduar e rrugës rreth 14 kilometra Kukës-Surroj, ka nxjerrë këtë të hëne në protestë para Bashkisë dhe Prefekturës Kukës, përfaqësuesit e fshtarave të Njësive Surroj e Kolsh, të cilët përdorin këtë aks.
Ata thonë ndonse prej vitesh është premtuar por rruga prej nuk është asfaltuar.
Ndërkohë sipas Bashkim Shalës, përfaqësues i banorëve në dijeni të shqetësimit të banorëvë janë kryeministrit Rama, zëvëndëskryeminstres Belinda Balluku e FSHZH.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës së tyre dhe mos pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 majit.
Rruga Kukës-Surroj kalohet me vështirësi, për shkak të gropave dhe terrenit malor.