SYRI TV/ Shkatërrohet rruga 'Komani' në Shkodër, banorët: Na duhen çizme të kalojmë

Amortizimi i rrugës “Komani” në Shkodër është kthyer në makth për banorët e lagjes Partizani. Ata shprehen se u duhen çizme për të kaluar gjatë kohës kur ka reshje, ndërsa nga bashkia deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Kalimi në rrugën “Komani” në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës është tepër i vështirë. Gropat e mbushura me ujë sa herë që bien reshje shiu vështirësojnë lëvizjen në këtë zonë.

Banorët shprehen të revoltuar për gjendjen në të cilën ndodhet kjo rrugë. Ata theksojnë se duhet të përdorin çizme për të kaluar, ndërkohë i bëjnë thirrje bashkisë për të ndërhyrë…

Në këtë rrugë ndodhet edhe një shkollë, teksa lëvizja për fëmijët bëhet edhe më e vështrë sipas banorëve.

Kjo rrugë ndodhet pranë unazës perendimore të qytetit, por duket se është lënë jashtë vëmendjes nga Bashkia Shkodër për investime.