Nisja e Muajit të Ramazanit përmes fotove
Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisin më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.
2 Palestinezët në Han Junis të Rripit të Gazës blejnë gjësendet që ju duhen për Muajin e Ramazanit.
3 Një burrë shet fenerë dekorativë për Ramazan në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
4 Gra dhe vajza në Xhakarta të Indonezisë duke recituar Kuranin gjatë Muajit të Ramazanit. 1 mars 2025.
5 Një palestinez shet hurme dhe gjësende të tjera në tregun Zavija në Qytetin e Gazës më 28 shkurt 2025.
6 Një besimtar mysliman duke u lutur në një xhami në Bishkek të Kirgizisë.
7 Dekorime në formë të yllit dhe gjysmëhënës shihen të varura në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në prag të nisjes së agjërimit nga myslimanët.
8 Palestinezët kalojnë pranë një grafiti dhe rrënojave të ndërtesave në Han Junis, teksa bëhen gati për agjërim.
9 Një shitës përgatit Kajla, një ëmbëlsirë tradicionale për Ramazan. Karaçi 28 shkurt 2025.
10 Palestinezët blejnë gjëra ushqimore për Muajin e Ramazanit në një treg në Han Junis të Gazës.
11 Besimtarët myslimanë gjatë namazit të teravive në xhaminë Al-Alksa më 28 shkurt 2025.
12 Besimtarët duke u lutur në prag të Ramazanit në një xhami në Kajro të Egjiptit më 28 shkurt 2025./REL