SYRI TV/ Uji për resortet në Dhërmi, protesta në Tragjas, banorët të zhgënjyer me Ermal Dredhën

SYRI TV

Banorët e fshatrave Tragjas, Dukat dhe Radhimë në Vlorë janë bashkuar në një protestë paqësore kundër projektit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, i cili synon të marrë burimet e ujit të fshatit Tragjas për të furnizuar resortet e bregdetit të Dhërmiut.

Ky projekt ka nisur që në fillim të shkurtit, por autoritetet nuk kanë konsultuar fare komunitetin, dhe zëri i banorëve nuk është dëgjuar, as pas protestave të mëparshme që ata kanë zhvilluar. Madje këtë të enjte, kryebashkiaku Ermal Dredha kishte njoftuar se do zhvillonte takim me banorët, por më pas u tërhoq pa dhënë shpjegime.

Më 26 shkurt, banorët e fshatit Tragjas i shpërngulën protestat e tyre në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku një prej banorëve shprehu indinjatën e tij, duke akuzuar se “kuçedra” po u merr ujin, jetën dhe po i shtyp ata, duke përmendur edhe kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, si përgjegjës.