SYRI TV/ 66-vjeçari në Vlorë jeton në mjerim, Zija Mbole i paralizuar, në banesë të rrënuar
66-vjeçari Zija Mbole në Vlorë jeton në mjerim. Banesa është rrënuar, ndërsa ai është i paralizuar dhe nuk mund të punojë. Jetesën ja sigurojnë fqinjët, ndërsa shteti sipas tij e ka braktisur. I moshuari apelon për ndihmë.
Një 66-vjeçar, i paralizuar dhe pa asnjë mbështetje, jeton në kushte tejet të vështira dhe të rrezikshme. Pas vdekjes së gruas, Zija Mbole ka mbetur i vetëm, duke përjetuar një situatë të rëndë që çdo ditë i rrezikon jetën.
Shtëpia e tij është në gjendje të degraduar dhe me tavani që ka rënë, duke bërë që të ketë rrezik shembjeje dhe përkeqësim të mëtejshëm të kushteve.
Lagështira ka përfshirë muret dhe ai është i detyruar të jetojë në kushte që i dëmtojnë shëndetin.
Pavarësisht se kërkon ndihmë nga institucionet, të cilat deri më tani e kanë braktisur, ndërsa fqinjët janë ata që i sigurojnë jetesën.
Ai thotë se çdo ditë është një luftë për mbijetesë dhe është i dëshpëruar që askush nga autoritetet nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar deri tani.