'STAND-UP COMEDY'/ Reçi: Jemi në hapat e para, ajo që na frymëzon për të bër komedi është realiteti në vend

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, Arlinda Reçi Komediane “Stand-Up Comedy” u shpreh se në Shqipëri ka akoma punë dhe se jemi vetëm në hapat e parë drejt këtij arti.

Ajo theksoi se, në vendin tonë ofrohen shumë vende ku mund të bëjnë artin e tyre, por janë të paktë në numër komedianët, ndryshe nga vendet e tjera fqinje ku ofrohen shumë komedianë por vendet janë të pakta.

E pyetur se çfarë i frymëzon, Reçi tha se mjafton të shohësh realiteti në Shqipëri dhe ke materialin e nevojshëm për të krijuar komeditë.

Arlinda Reçi:

Jemi në hapat akoma në hapat e parë.

Kam një përshtypje se po ta bëj paralele me vendet fqinje, atje ka shumë komediane por ka pak vende ku bëhet komedi. Tek ne ka shumë vende që i japin komedianëve mundësinë të performojnë por nuk ka komedianë.

Do të doja të kishte më shumë komedianë. Kjo vjen nga sa qef ke për të diskutuar për një cështje. Unë kam mbaruar akademinë e arteve dhe nuk kisha shum qef të diskutoja por kisha qed të luaja artisten. Por mund të dalim komedianë dhe nga akademia e arteve sepse nuk themi kurr, kurr.

Ajo që është më frytëzuese për të bërë komedi është realiteti, mjafton të uklesh në kafe dhe të dëgjosh muhabetine tavolinës ngjitur.