Astrit Patozi shpall kandidaturën për kryetar të PD

Bëhet publik dhe rivali i Lulzim Bashës për kreun e PD-së.

Ai është Astrit Patozi.

Kandidimin e ka bërë të ditur për SYRI.net vetë Astrit Patozi.

Nga ana tjetër, në orën 18:00 Astrit Patozi do të mbajë një deklaratë në selinë blu, ku do të njoftojë publikisht për shpalljen e kandidaturës së tij.

Patozi është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike dhe pritet të bëhet pjesë e garës krahas Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

/SYRI.net