Kryetari demokrat i bashkisë Lezhë: Topalli e Patozi hanin thonjtë, nga padurimi për humbjen e PD

Pas një furtune të vërtetë të një pjese të madhe të eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Demokratike që po fajësojnë Lulzim Bashën si përgjegjësin e vetëm të humbjes së PD në këto zgjedhje, ditët e fundit janë shtuar shumë zërat në mbrojtje të tij.

Kështu kryebashkiaku i Lezhës dhe njëkohësisht anëtari i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka dalë në krah të kreut të PD-së, duke sulmuar ashpër Patozin dhe Topallin.

Ai shkruan në një reagim në “Facebook” se të dy demokratët prisnin me padurim humbjen  e PD-së. Reagimin ai e ka bërë në profilin e tij në FB.

Reagimi i kryebashkiakut Fran Frrokut:

E percmoj gjuhen e zj,Topalli  dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD.

Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!

Cfare shkoi me keq ne Shkoder tani sesa kure ishte ne krye te listes se Shkodres ‘Zonja e hekurt”?! Them se do vlente vertete nje analize, por pa armiq te ‘brendshem, dhe gjuhe ordinere.

Ne fushate ketyre askush nuk ua pa minimumin kontributit, per te mos thene se mbase hanin thojt ne prapaskene duke pritur (!) me deshire e padurim kete situate qe  eshte EDHE per shkak te prepotences se tyre ne nje te shkuar jo fort te larget. Miq te dashur, mos harroni se kundershtari (jo armiku) eshte z,Rama.

Per demokratet aktiv ne fushate e kisha kete status.