SYRI TV/ Qytetarët shkodranë: Benet Beci të japë dorëheqjen, nuk pastron dot as zonat te Bashkia
Edhe pse ndodhet pak metra para bashkisë Shkodër, lulishtja kryesore qytetit është harruar nga pushteti vendor. Qytetaret shkodrane ankohen për mos pastrimin e qytetit nga bashkia dhe mungesën e investimeve publike. Ata shprehen se kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen pasi nuk është i aftë të administroje as hapësirën publike që ndodhet para zyrës së tij.
Nga SYRI TV
Lulishtja pranë bashkise Shkodër, është lënë jashtë vëmendjes se pushtetit vendor. Edhe pse ndodhet pak metra para zyrës së tij, kryetari i bashkisë Benet Beci nuk merr masa për rehabilitimin dhe pastrimin territorit.
Siç duket nga pamjet, mbeturinat kanë pushtuar këtë zonë, koshat janë të thyer, shatërvani është jashtë funksionit, duke përcjellë një pamje të shëmtuar tek çdo qytetar dhe vizitor.
Për qytetarët shkodranë këto janë pamje të turpshme. Një prej tyre thotë se kryetari i bashkisë duhet të jap dorëheqjen sepse nuk është në gjendje të administrojë një zonë pak metra larg bashkisë.
Bashkia Shkodër ka harruar detyrimet që ka për administrimin e qytetit dhe mbajtjen pastër të territorit. Pastrimi vijon të mbetet një nga pikat më problematike në qytet