SYRI TV/ ‘Të thyhen tabutë për shkollat profesionale’, 5 vajza zgjedhin arsim profesional në Gjirokastër
Shkolla industrial në Gjirokastër prej shumë vitesh është frekuentuar vetëm nga djemtë, por së fundmi në këtë shkollë kanë zgjedhur të studiojnë edhe 5 vajza. Të rinjtë shprehen se e shohin arsimin professional si mundësi më e shpejtë për tu punësuar.
Shkolla e mesme Thom Papano në Gjirokastër, e njohur si shkolla industriale, prej shumë vitesh është frekuentuar vetëm nga djemtë. Por së fundmi në këtë shkollë kanë zgjedhur të studiojnë edhe 5 vajza, që vijnë nga qytetet e tjera të qarkut si nga Përmeti, Libohova dhe Tepelena. Ato shprehen se duhet të thyhen tabutë gjinore për shkollat profesionale dhe se kanë qënë prindërit që i kanë shtyrë drejt kësaj zgjedhjeje.
Ndër të tjera ato e shohin arsimin profesional si mundësi më e shpejtë për tu punësuar. Degët që kanë zgjedhur vajzat janë hoteleri-turizmi dhe TIK, ndërsa për djemtë më të preferuara janë degët për mekanik, hidraulik apo elektricist.
Përveç punësimit pas studimeve të mesme, një nxënës që mbaron shkollën profesionale mund të vijojë edhe shkollën e lartë në përputhje me drejtimin mësimor që ka apo edhe degë të tjera. Shkolla profesionale “Thoma Papapano” frekuentohet nga 160 të rinj që vijnë nga zona të ndryshme të rajonit jugor.