Pollo: Paratë e drogës dhe blerja e votës na shkaktuan këtë humbje

Deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike, si dhe garën për kreun e ri të partisë.

I ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’, Pollo ka deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në ndikuara edhe nga probleme tashmë të njohura siç është blerja e votës.

“Nuk e kisha pritur një rezultat të tillë. Ne dolëm forcë e dytë, por rezultati nuk ishte ai që prisnim”, u shpreh Pollo.

Ndërkohë ai tha se edhe në raportin e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve përmendet disa herë fenomeni i blerjes së votës. Edhe PD e ka ngritur shqetësimin për këtë fenomen. Sakaq, edhe brenda PD duhet të bëhet një analizë për faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat.