SYRI TV/ Rrogozhinë - Fshati Restej pa rrugë, protestojnë banorët: Do ngujohemi në bashki, nëse s’fillon puna
Për të katërtën herë, banorët e fshatit Restej në Rrogozhinë protestojnë për mos nisjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës së fshatit. Banorët shprehen se rruga është tenderuar dhe kontrata është lidhur, por punimet nuk kanë nisur. Ata akuzojnë Bashkinë e Rrogozhinës për situatën.
Syri Tv
Banorët e fshatit Restej protestuan për herë të katërt para zyrave të bashkisë Rrogozhinë, për shkak të mos nisjes së zbatimit të projektit për rehabilitimin e rrugës që u shërben disa fshatrave.
Banorët pretendojnë se projekti i rrugës është tenderuar, me një fond prej 5.4 milionë lekësh, por deri më tani nuk ka nisur zbatimi i projektit.
Ata shprehen se në bashki nuk i presin për t’u dhënë përgjigje për zvarritjen e nisjes së punimeve.
Banorët janë shprehur se nuk do të ndalin protestat deri në ndërtimin e rrugës.