VIDEO/ Banorët e fshatit Restej në protestë: Kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë, nuk ikim nga këtu
Disa banorë të fshatit Restej në Rrogozhinë zbritën në protestë gjatë kësaj të enjteje si shkak i mungesës së shtrimit të rrugës kryesore.
Sipas banorëve, në dhjetor të vitit 2024 u dha afati i fundit si përfundimi i punimeve për këtë rrugë, e cila lidh disa fshatra, premtim ky që u la po në harresë.
“Me 20 nëntor na priti sekretari i bashkisë, na tha se rruga do vazhdojë e nëse kjo nuk bëhet tha unë si sekretar do jap dorëheqjen, erdhëm prap e takuam e nisi me justifikimet. I kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë e ta rregullojnë, sepse ne nuk do ikim që këtu”- ishte deklarata e njërit prej banorëve për mikrofonin e Syri TV.
Deklarata e banorëve:
'Jam banor i fshatit Restej, jam taksapagues i rregullt i bashkisë prej vitesh.
Na kanë premtuar për një rrugë që e folët edhe ju si media dhe kushdo që ka ardhur në pushtet thanë se do e bëjnë, por ishte gënjeshtër.
Në vitin 2024 është aprovuar një fond prej 65 milion lekësh dhe na kanë mbajtur me mashtrime e gjona.
Është e katërta herë që vijmë këtu, edhe nuk na kanë pritur
Në muaj dhjetor kemi ardhur këtu për rrugën, e ata na sollën një përfaqësues vetëm për fushatë elektorale
Më 20 nëntor na priti sekretari i bashkisë, na tha se rruga do vazhdojë e nëse kjo nuk bëhet tha unë si sekretar do jap dorëheqjen, erdhëm prap e takuam e nisi me justifikimet.
Ne nuk kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme, i kërkojmë që asaj rruge inekzistente ti vihet një dorë e ta rregullojnë, sepse ne nuk do ikim që këtu'