SYRI TV/ Sauk i Ri, rruga publike bllokohet nga privati, banorët: Firma private zapton rrugën publike
SYRI TV
Një rrugë e cila prej vitesh ka qenë pronë publike në shërbim të komunitetit dhe banorëve në zonën e njohur si Mjull Bathore në Saukun e Ri, është bllokuar nga një firmë private.
Banorë të zonës ngrenë shqetësimin se rruga po zaptohet nga privati në shkelje të ligjit, teksa ka penguar edhe qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në mbështetje të tyre ishin edhe pjesëtarë të opozitës anëtarë në këshillin bashkiak, Ilir Alimehmeti dhe Ervin Dushku.
Banorë dhe përfaqësues të opozitës shprehen se do e ndjekin këtë çështje në rrugë ligjore dhe me protesta, nëse nuk merren masa për lirimin e rrugës në funksion të komunitetit.
Pas ngritjes së shqetësimit nga banorët, në terren u paraqit një grup nga IMT për të parë situatën, teksa banorët mbeten në pritje të zgjidhjes së situatës me hapjen e rrugës, në të kundërt do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.