Kod i Kuq për temperatura në vendin Ballkanik, deri në 44 gradë Celsius

Administrata Kombëtare rumune e Motit (ANM) rriti nivelin e alarmit në pikën maksimale (Kodi i Kuq) për shkak të temperaturave ekstreme dhe situatës shqetësuese termike në 19 qarqe edhe në Bukuresht duke nisur nga e shtuna, nga ora 10:00- 21:00, sipas një njoftimi të agjencisë zyrtare rumune të lajmeve, AGERPRES.

Sipas meteorologëve, të shtunën, në Bukuresht dhe në qarqet Dolj, Olt, Telorman, Giurgiu, Ilfov, Calarasi, Ialomita, Galati, Barila, Vaslui dhe Iasi, si dhe në zonat më të ulta të Valcea, Arges, Dambovita, Prahova , Buzau, Vrancea, Bacau dhe Neamt, moti do të karakterizohet nga temperaturat ekstreme, të krahasueshme me regjistrimet absolute të gjithë kësaj periudhe, të cilat do të variojnë nga 38-41 gradë Celsius, ndërsa në jug të Oltenisë dhe Muntenisë temperaturat do të rriten në 42-44 gradë Celsius.

Indeksi i Lagështisë (THI) do të arrijë në 82- 84 njësi gjatë mesditës dhe situata termike pritet  të jetë shqetësuese.