SYRI TV/ Blegtoria në fshatrat e Korçës drejt zhdukjes, blegtorët: Nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti

Tradita e blegtorisë në fshatrat e Korçës është drejt zhdukjes. Shkak për këtë situatë, sipas blegtorëve, është mungesa e ndihmës së shtetit për rritjen e bagëtive të tyre dhe gjithashtu çmimi i ulët i qumështit. Sipas tyre, të rinjtë po largohen drejt Greqisë, sepse punësimi i tyre si çoban në vendin fqinj sjell më shumë fitime.

SYRI TV

Blegtoria po shkon drejt zhdukjes në fshatrat e Korçës. Myfit Ustalli, një blegtor, është përpjekur me përkushtim të mbajë dhe të shtojë bagëtitë e tij, kryesisht delet. Edhe pse në moshën 62-vjeçare, ai vazhdon të punojë, duke theksuar se nuk ka asnjë mbështetje nga shteti. Sipas tij, në një rajon ku të rinjtë largohen për mundësi më të mira, duke parë punësimin si çobanë në Greqi si një alternativë më fitimprurëse, ekziston rreziku që tradita e blegtorisë të zhduket.

Blegtorët e vegjël rrëfejnë se çmimi i ulët i qumështit nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e përditshme.

Në të kaluarën, tufat e bagëtive ishin një simbol i fortë i kulturës dhe ekonomisë rurale, por faktorë si mungesa e mbështetjes shtetërore, çmimet në rritje të ushqimeve për bagëtitë dhe largimi i të rinjve rrezikojnë zhdukjen e kësaj tradite në juglindje.