Dëbora bllokon Veriun e vendit/ Disa fshatra mbeten pa energji elektrike
Temperaturat e ulëta kanë rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit, kryesit në Qarkun e Shkodrës
Disa centimetra dëborë kanë rënë mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, në zonat e thella, në Kelmend të Malësisë së Madhe dhe Pukë.
Deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.