Firmëtari për dorëheqjen e Bashës, Malltezi ka një mesazh: Boll u kërleshëm në media, kemi forumet e partisë

Jamarbër Malltezi kryesues Departamenit në Partisë Demokratike, ka ndërhyrë sot nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebbok për debatin e madh që është hapur brenda Partisë Demokratike, në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të saj. Sipas tij humbja është e rëndë por debatet dhe idetë për nxjerrjen e partisë nga kjo situatë kaotike duhet të bëhen në forumet e saj dhe jo nëpër kafene dhe studio televizive. Malltezi është një nga firmëtarët e parë të një grupi me figura qendrore të PD-së, që kërkon dorëheqjen dhe jo ngrirjen e Bashës, për hapjen rrugë, të një gare të barabartë dhe të drejtë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Mesazhi i Jamarber Malltezi në facebook

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”. Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri-tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij?

Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene.

Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise.