SYRI TV/ Qendra e fshatit Shishtavec e shkatërruar, banorët: Shkak, cilësia e dobët e punimeve dëmtimet

Edhe pse është pjesë e programit të qeverijses,100 fshatrat turistike, fshati Shishtavec në Kukës është lënë në harresë.

Qendra e fshatit është e shkatërruar. Edhe pse rikonstruktuar dy herë, banorët thonë se për shkak të cilesisë të dobët të punimeve, trotuarët, shtylla të ndriçimit janë dëmtuar.

Prej vitesh, qendra e fshatit turistik të Shishtavecit në Kukës, është e amortizuar. Rrugët dhe pllakat në rotuar janë shkatërruar, duke krijuar gropa dhe vështirësi për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Banorët thonë se brenda 6 vitesh është rehabilituar dy herë, por për shkak të cilësisë së dobët te punimeve, ato janë dëmtuar që në fillim dhe prej asaj kohe, bashkia nuk ka marrë masa për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e saj. Sipas tyre, mungesa investimeve dëmton dhe turizimin vendas.

Fshati Shishtavec është pjesë e listës së “100 fshatrave turistik” por investimet thuajse mungojnë fare, ndërsa edhe këto pak investime që janë bërë nuk i kanë rezistuar asnjë dimri. Zona e Shishtavecit është pika më tërheqëse e turistëve si në dimër dhe në verë në bashkinë Kukës. Shishtaveci është pjesë e Parkut Korab-Koritnik me peizazhet e veçanta dhe monumentet e natyrës që nga Pyjet me Mështekna, Guri i Mëngjesit, Liqeni Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit te frekuentuara nga turistë të shumtë vendas e të huaj, por mungesa e investimeve ofron një pamje jo të këndshme për ta.