SYRI TV/ Llakatundi nuk ka më rini, 90-vjeçari: Papunësia na ka lënë pa të rinj
Papunësia dhe ekonomia e vështirë për të jetuar në fshatin Llakatund kanë detyruar të rinjtë që ta braktisin atë. Përpos largimit të tyre, edhe një pjesë e bizneseve kanë mbyllur qepenat, duke bërë që fshati të humbë gjallërinë që ka pasur një herë e një kohë.
SYRI TV
Largimi i të rinjve nga fshati po bëhet gjithnjë e më shumë një problem shqetësues për vendin. Fshati Llakatund, pjesë e njësisë administrative Shushicë, po përjeton një periudhë të vështirë, pasi shumë të rinj janë larguar nga ky fshat, duke kërkuar mundësi më të mira jashtë tij. Po ashtu, bizneset vendase kanë falimentuar, duke lënë pas dyqane me qepenat e mbyllura. Papunësia është një nga arsyet kryesore që ka detyruar shumë të rinj të braktisin fshatin dhe të kërkojnë jetesë në qytete të tjera ose jashtë vendit.
90-vjeçari thotë se në kohët e mëparshme fshati ziente nga aktivitete dhe kishte të rinj, të cilët tashmë e kanë braktisur atë.
50% e banorëve janë larguar për shkak të gjendjes ekonomike. Papunësia dhe infrastruktura e dëmtuar në hyrje të Llakatundit janë probleme serioze, dhe ende nuk është ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.