Emra të njohur dhe të panjohur, kjo do të jetë qeveria ‘Rama 2’

Me mbylljen e zgjedhjet dhe marrjen e ‘timonit’ i vetëm, tani Edi Rama ka nisur të mendojë për qeverinë e re dhe njerëzit me të cilët do të drejtojë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

Edhe pse qeveria e re do të ngrihet në datën 9 shtator, kur edhe përfundon mandati i Kuvendit të vjetër, emrat kanë nisur të qarkullojnë.

Bëhet fjalë për personave të njohur dhe të panjohur, që janë zgjedhur rishtas si deputetë të PS-së për Kuvendin e ri.

Sigurisht që kryeministër do të jetë vetë Edi Rama, ndërsa risi do të jetë futja në kabinet i Pandeli Majko i cili do të jetë ministër për çështjet e Rajonit.

Më poshte keni emrat e kabinetit të ri të Edi Ramës:

Edi Rama                     – Kryeministër

Fatmir Xhafaj              – Ministër i Brendshëm

Anastas Angjeli           – Ministër i Financave

Arben Ahmetaj            – Ministër i Ekonomisë

Damian Gjiknuri          – Ministër i Transporteve

Ogerta Manastirliu     – Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka                 – Ministre e Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati             – Ministër i Drejtësisë

Almira Xhembulla       – Ministre e Mjedisit

Pandeli Majko             – Ministër Shteti për Rajonin