Reshje bore në veri të vendit

Veriu i vendit është përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës.

Sipas burimeve, në akset Hani  i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e dëborës vijojnë ende.

Sipas tij qarkullimi vijon pa probleme pasi rrugët janë të pasturara dhe të kriposura.

“Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore të cilat vazhdojnë edhe tani. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme”.