SYRI TV/ Fermerët e Maliqit drejt falimentimit, detyrohen të hedhin prodhimet në kanal

Me mungesë tregu dhe çmime të papërfillshme për blerjen e qepës hasen fermerët në fushën e Maliqit, duke u detyruar që një pjesë të mirë të prodhimit ta hedhin në kanale. Situata ka shkaktuar humbje të mëdha financiare tek fermerët, teksa ka nga ata që janë detyruar të heqin dorë nga bujqësia. Fermerët pohojnë se dihen të harruar nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse.

Syri Tv

Drama e fermerëve në juglindje duket se përsëritet nga viti në vit. Syri Tv ka bërë vëzhgime të herëpashershme në fushën e Maliqit ku këtë vit problemet e fermerëve janë të njëjta, mungesë tregu dhe çmime të papërfillshme për blerjen e produktit të qepës. Situata ka shkaktuar humbje të mëdha financiare tek fermerët, teksa ka nga ata që janë detyruar të heqin dorë nga bujqësia.

Një tjetër fermer pohon se e ka shitur qepën me çmim të ulët duke e bërë të pamundur të nxjerrë fitim.

Ndërkaq një fermere tregon se është pensioniste, por të ardhurat nga pensioni nuk i dalin për të jetuar dhe është detyruar të punojë, por pa arritur të ketë fitime.

E teksa qindra kuintal qepë është hedhur në kanale edhe do vazhdojë të hidhet dhe ajo pjesë që ende nuk është shitur, fermerët ndihen të harruar nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse. Në fushën e Maliqit jo vetëm qepa, por edhe patatja ka të njëjtin fat duke u kalbur ne parcela apo duke u hedhur në kanale.