Partizani ‘lidh’ me kontratë afatgjatë mesfushorin e talentuar
Partizani ‘blindon’ me kontratë afatgjatë mesfushorin e talentuar, Gjergji Kotë, i cili konsiderohet një nga pikat më të forta të ekipit të kuq për të ardhmen. 20-vjeçari ka firmosur kontratën e re me kohëzgjatje deri në vitin 2029.
Njoftimi i Partizanit:
‘FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.
Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar’.