Maqedoni/ Aksidentohet prokurorja speciale, Fetai

Prokurorja speciale, Fatime Fetai, ka pësuar aksident njofton TV24. Sipas informacioneve të para Fetai nuk është lënduar, por ka pasur dëme materiale, kur makina që ka qenë pas saj nuk ka mundur të frenojë dhe ka goditur makinën e prokurores.

Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, e cila ka konstatuar se nuk ka të lënduar.