SYRI TV/ Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve trajton ankesat deri në zgjidhje

Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e para dhe e vetmja në Shqipëri, vjen si bashkëpunim i Qendrës Alert me Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Kjo linjë synon mbrojtjen e konsumatorëve, pranimin e ankesave dhe trajtimin e tyre deri në zgjidhje.

SYRI TV

Është prezantuar këtë të mërkurë Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e para dhe e vetmja në Shqipëri. Kjo linjë e cila vjen si bashkëpunim i Qendrës Alert me Lëvizjen Europiane në Shqipëri është një risi në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve, pranimit të ankesave dhe trajtimit të tyre deri në zgjidhje.

Përmes Linjës së Gjelbër të zbatuar nga Qendra Alert, synohet që ankesat e konsumatorëve të zgjidhen dhe të bëhen publike për të rritur ndërgjegjësimin dhe transparencën.