Kosova zgjedh/ Pjesëmarrja shkon në 40 për qind!Ja si rezulton në krahasim me zgjedhjet e 2021 dhe 2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%.
Nga 1,970,944 shtetas me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 789,172
Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.
Në të dhënat e publikuara të orës 20.00 nuk përfshihen pjesëmarrja në vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.
Shikuar në përqindje ka pjesëmarrje më të ulët të daljes në votime, në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para katër vjetësh. Po ashtu, dalja është më e ulët se në vitin 2019.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor ka qenë 48,78 % apo 903,379 votues. Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826,916 mijë qytetarë.