Rrogat e prapambetura dhe ‘magjia’ e medias! Dhjetëra punonjëse të fasonerisë ‘hidhen’ në rrugë! Përgjegjësja: Më gënjenjë mua, ju gënjej ju

Bisnezi i fasonerisë, prej vitesh është një nga industritë prodhuese më fitimprurëset në Shqipëri, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ato mijëra gra dhe vajza që punojnë atje, shpeshherë me rroga qesharake...Të cilat mund të ndodhë që edhe si marrin fare. Si në këtë rast, ku dhjetëra punonjësje të fasonerisë BLD në Fier, nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh, ndërsa siguracionet, nuk u kanë kaluar, prej më shumë se 5 muajsh.

Gratë shprehen të zhgënjyera nga drejtuesit e fasonerisë, të cilët i kanë mbajtur me shpresa, ndërsa në fund u kanë plasur derën në fytyrë dhe i kanë lënë në rrugë. Pavarësisht se kishin punuar gjatë gjithë vitit, asnjëra nga punonjëset e masonerisë nuk pati mundësi të festonte si gjithë të tjerët... sepse ashtu i qenka tekur pronarëve. Sa për shpërblime, as që bëhej fjalë.

Të gjendur përballë fakteve, udhëtuam drejt Fierit, për tu takuar me drejtuesit e kompanisë, por gjetëm aty vetëm përgjegjësen, e cila ishte dhe personi i lënë nga pronarët e firmës BLD, që të merrte punonjëset në punë, madje dhe ti gënjente duke i mbajtur me shpresa për pagën, një e drejtë që u takon, pasi kanë punuar.

Zonja Anila shprehet se dhe ajo vetë nuk e ka marrë pagën ashtu si dhe zonjat, ndërsa shton se nuk është ajo që i mashtron punonjëset, pasi dhe atë vetë e gënjejnë pronarët. Po çfarë faji, kanë ato zonja që kanë punuar? Asnjë në fakt, përveçse për fatin e tyre të keq, zgjodhën të punojnë në kompaninë e gabuar.

Ndërkohë, teksa nuk morëm asnjë zgjidhje nga zonja Anila, telefonuam, pronaren e firmës BLD, ku kjo e fundit u zotua që zonjat do ti merrnin lekët që u takojnë. Madje ndodhi shumë shpejt, pasi akoma pa u larguar ne nga qyteti i Fierit, pagat kaluan në llogaritë e zonjave.

Kaq pak u desh që të zgjidhej, sepse problemi nuk paskan qenë lekët, por neglizhenca ndaj këtyre zonjave hallexhie, të cilave iu desh të thërrisnin median, për të marrë atë që iu takonte.