'Virusi është prodhuar në laborator'/ Goxhaj: Pandemia ishte një plan i mirëmenduar për të penguar Trump
Në një lidhje me Skype në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, avokati Altin Goxhaj ngriti akuza të forta mbi atë që ai e cilëson një plan të mirëmenduar për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020. Sipas tij, pandemia e COVID-19 nuk ishte një rastësi, por një skenar i planifikuar për të penguar rizgjedhjen e Donald Trump.
Ai pretendoi se qëndrimet e tij kritike mbi këtë çështje çuan në bllokimin e llogarive të tij në rrjetet sociale. Goxhaj argumentoi se shpërthimi i virusit në fund të vitit 2019 goditi pikërisht ekonominë amerikane, që ishte një nga arritjet kryesore të Trump. Sipas tij, kjo situatë u shfrytëzua për të ndryshuar procesin elektoral dhe për të imponuar një “normalitet të ri”. Për këtë arsye, ai e quan pandeminë një “plandemi” të qëllimshme.
Goxhaj:
Mua, në mars 2020, më është bllokuar faqja e rrjeteve sociale për një muaj, 30 ditë, nga një platformë e financuar me paratë e USAID, e krijuar nga Sorosi, vetëm për fjalinë që kam thënë se ky virus është prodhuar në laborator për të bllokuar fitoren e Donald Trump këtë vit. Ishte viti 2020, mars.
Dhe për këtë, nuk ka nevojë të dish shkencë, nuk ka nevojë të dish asgjë përveç faktit që nuk mund të ketë koincidencë që Trump e ka të sigurt fitoren në vitin 2019, në dhjetor shpërthen ky virus dhe godet pikërisht pikën më të fortë të suksesit të Trump, që është ekonomia, dhe e dyta, garanton që zgjedhjet këtë vit nuk do të jenë më zgjedhje normale, pra jemi në 2020 gjithmonë.
Dhe këtu, të dish, nuk ka të bëjë më me shkencën, por ka të bëjë me atë tezë që ne e nxorëm brenda muajit prill, që quhej jo ‘pandemi’, por ‘plandemi’, pra i planifikuar, që është një plandemi e planifikuar.
Dhe mund të them se viti 2020 fillon dhe mbaron si viti i zgjimit të madh, i të gjithë atyre njerëzve që, përfshirë dhe mua, filluan ta shohin botën me sy tjetër.
Na u rikonfigurua e gjithë historia e botës, i gjithë realiteti botëror, i gjithë autoriteti botëror dhe ridimensionuam të gjitha mendimet tona mbi çfarë kemi të bëjmë, kush janë këta dhe çfarë është kjo që po ndodh.
Dhe duke qenë që në muajin prill doli teza e Davosit për planin e vitit 2030, për normalitetin e ri që ju s’do keni asgjë, por do jeni të lumtur, nuk do ndonjë shkencë të kuptosh që ky është një virus laboratori, i cili çuditërisht kaloka nga lakuriqi te njeriu, pikërisht nga Kina, që ishte vendi kryesor i objektivit dhe i targetit të Trump, pikërisht në fushatën elektorale.
Këto koincidenca, një, dy, pranohen, po kur bëhen 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, s’janë më koincidenca – kemi të bëjmë me një konspiracion.