Vaksina kundër COVID, Dasho: E kam rekomanduar gjithmonë te qytetarët shqiptarë, bazuar në rekomandime shkencore

Pa vaksinat e COVID-19, numri kumulativ i vdekjeve në Evropë do të kishte qenë rreth 4 milionë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të paktën 1.4 milionë jetë u shpëtuan në Evropë për shkak të vaksinave të sigurta dhe efektive kundër COVID-19, tha të martën zyra rajonale evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mjeku Erion Dasho, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’  tha se sa i takon vaksinave, e ka deklaruar që në kohën e pandemisë, që për sa kohë mjekësia e huaj rekomandon vaksinën e covid-it për qytetarët, do e rekomandoj edhe unë.

‘Vaksinat janë prodhuar si një nga masat më efektive për ç’rrënjosjen e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit dhe këtë gjë do e dëgjojnë gjithmonë shqiptarët nga unë dhe kolegët e mi që bazohen te shkenca’- u shpreh Dasho.

Erion Dasho:

"Unë kam qenë personi që gjithmonë kam sjellë para shqiptarëve mendimin shkencor, sipas gjykimit tim.

Natyrisht ka persona të ndryshëm me burime të ndryshme informacione, me stile komunikime të ndryshme, unë merem vetëm më anën mjeksore dhe gjithmonë i kam transmetuar shqiptarëve atë që është më e mira për shëndetin e tyre.

Gjatë pandemisë, ata qytetarë që kanë ndjekur këshillat e mia kanë pasur përfitime të mëdha në shëndet  dhe ja kanë dalë t’i kalojnë problemet kur kanë qenë të infektuar.

Sa i takon vaksinave, e kam deklaruar që në atë kohë, që për sa kohë mjeksia e huaj rekomandon vaksinën e covid-it për qytetarët, do e rekomandoj edhe unë.

Edhe në sezonin e kaluar, mjeksia amerikane e ka rekomanduar vaksinën e covidit për persona mbi 65-vjeç dhe unë e kam rekomanduar dhe unë për qytetarët shqiptare dhe do vazhdoj ta rekomandoj.

Vaksinat janë prodhuar si një nga masat më efektive për ç’rrënjosjen e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit dhe këtë gjë do e dëgjojnë gjithmonë shqiptarët nga unë dhe kolegët e mi që bazohen te shkenca".