Vasili: Ja arsyet pse ika unë dhe pse Kryemadhi është më mirë në këtë post

Petrit Vasilit i është dashur sot jo vetëm të dorëhiqet, por edhe të argumentojë përse Monika Kryemadhi është më e denjë për postin që mbajti ai këto muaj. Vasili foli për nevojën e një energjie të re në LSI, që kjo forcë politike të mos japë 40% apo 30% të rezultatit, por 100% të saj. Ish kryetari foli edhe për “kualitetin politik” të Monika Kryemadhit, që sipas tij është i njohur për të gjithë. Dorëheqjen e tij, Petrit Vasili e argumentoi me momentin e ri politik, ku gjendet LSI, si forca kryesore e opozitës.