Petrit Vasili jep dorëheqjen nga kreu i LSI

Petrit Vasili nuk do jetë më kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas mbledhjes së kryesisë së LSI, ai ka dhënë dorëheqjen. Raportohet se Vasili ka deklaruar se “dorëheqja ime vjen për shkak se LSI të jetë më aktive në opozitë”.

“Dorëheqja ime është për çështje organizimi,” është shprehur Vasili. LSI është shprehur e kënaqur me rezultatin në zgjedhje, megjithatë ata bënë fushatë për të dalë forcë e parë.

Tashmë LSI do jetë në opozitë. Ndërsa një nga njerëzit më të fuqishëm në PS, Gramoz Ruçi, tha për GSH se nuk do ketë aleancë me LSI.

“S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur,” tha Ruçi.