I nxehtë Saharaje në Kosovë, këshillohet të mos dilet jashtë

Temperaturat minimale në Kosovë do të sillen nga 16C deri në 17C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të rriten nga 33C deri në 36-37C, të premten dhe të shtunën. Në pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë edhe deri në 38-39C.

Në ditët e ardhshme do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Vapa afrikane pritet të zgjatë deri të shtunën, ndërsa sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë edhe mbi rajon, që do të sjell mot më të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 26C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.