SYRI TV/ Bonusi i pranverës shtyhet për fushatë, pensionistët: E shpërndajnë për të marrë vota

Ndërsa u përpoq ta justifikonte bonusin e pranverës se nuk do të ishte për fushatë elektorale, kryeministri Edi Rama ka shtyrë shpërndarjen e tij sa më afër fushatës. Një muaj më parë, si kryeministri ashtu edhe ministri i Financave deklaruan se bonusi do të shpërndahet në shkurt, por të moshuarit kanë tërhequr për këtë muaj pensionin, por pa bonusin përkatës. Edhe pse janë në pritje të kësaj pagese, të moshuarit e cilësojnë këtë pagesë si elektorale dhe të pamjaftueshme, ndërsa shprehen se zgjidhja e vetme është rritja e pensioneve.

SYRI TV

Ndërsa kryeministri Edi Rama, rreth 3 javë më parë, deklaroi se bonuset e pensionistëve nuk kanë lidhje me fushatën elektorale dhe se pensionistët do t’i marrin që në muajin shkurt, duket se këtë muaj bonusi nuk është dhënë ende, për t’u shpërndarë në muajin mars, në prag të fushatës elektorale. Jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe ministri i Financave Petrit Malaj e konfirmoi këtë pak ditë më parë nga Kuvendi.

Syri TV pyeti vetë pensionistët, të cilët kanë tërhequr për këtë muaj pensionin, por pa marrë bonusin përkatës. Edhe pse janë në pritje të bonusit, të moshuarit e cilësojnë këtë pagesë si elektorale dhe të pamjaftueshme, ndërsa shprehen se zgjidhja e vetme është rritja e pensioneve dhe jo shpërndarja e bonusit të përkohshëm.

Sipas vendimit, të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë.