SYRI TV/ Vlorë, pensionistët revoltohen me qeverinë: Ilaçet, më të shtrenjta se vlera e pensionit

SYRI TV

Të moshuarit në Vlorë tregojnë se ilaçet mujore të tyre, janë më të shtrenjta se pensioni që marrin. Të revoltuar ndaj kryeministrit Edi Rama, ata tregojnë se qeveria socialiste i ka braktisur dhe nuk kanë më shpresë se do t’u rrisë pensionet. Te dera e postës shqiptare ku tërheqin pensionet, me dëshpërim të moshuarit tregojnë talljen që shteti ka bërë me ta.

Edi Ramën e kanë deputetin e tyre, por pensionistët në Vlorë nuk e pranojnë më lugën bosh të premtimeve të tij. Revoltën e tyre ndaj kryeministrit, ata e shprehin te dera e postës shqiptare, atje ku marrin pensionin dhe kuptojnë braktisjen apo talljen, siç thonë vetë, që qeveria ka bërë me ta.

Shumë prej tyre tregojnë se pensioni që marrin është më i ulët se kostoja e ilaçeve që blejnë për sëmundjet kronike të moshës.

Një të moshuare, jo vetëm që nuk i është rritur pensioni, por tregon madje se këtë fillim shkurti ka marrë më pak se sa merrte më parë.

Teksa qeveria i ka braktisur, pensionistët falenderojnë fëmijët, që u sigurojnë frymën.