PD takime në Lombardi/ Gjekmarkaj: Shqipëria ka nevojë për ju, që të mos zbrazet e shkretohet, vota juaj, themelore për rotacion!
PD ka mbajtur një takim madhështor në Cremona, në një qytezë të Lombardisë në Itali, nga ku nënkryetari Agron Gjekmarkaj, së bashku me deputetin Saimir Koreshi, Koordinatorin e PD per Italinë, Bardhok Doda, Kryetarin e PD se Cremones, Nezir Dema, Kryetarin e PD së Brescias, Lindita Bimi kordinatore e LDG për Italinë, dhe Dritan Beqiri, Kryetar i PD Viterbo, janë takuar me bashkëatdhetarë shqiptarë atje.
Gjatë fjalës së tij, përpara shqiptarëve atje, Gjekmarkaj theksoi se angazhimi dhe regjistrimi i emigrantëve për të votuar, mbetet themelor për ndryshimin dhe rotacionin politik.
Teksa të pranishmëve u tha se PD ka një plan të qartë për vizionin e së ardhmes në Shqipëri, Gjekmarkaj tha se Shqipëria ka nevojë për shqiptarët që janë larguar, në mënyrë që të mos zvoglohet e shkretohet më tej.
Diaspora gjithmonë i është gjindur atdheut të vet Shqiperisë sa here i është dashur !
Dikur shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombetare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!
Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombetare në Londer e Versajë pa harruar arbereshet model i qendres identitare! Perseri sot Shqiperia ka nevoje per ju qe të mos zvoglohet , te mos shkretohet!
Angazhimi juaj regjistrimi juaj per te votuar mbetet themelor per ndryshimin dhe rrotacionin!
Jetoni kety po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh here gjate dites e javes, te njerzit tuaj te dashur, te fshati a qyteti, te shtepia e kujtimet!
Shqiptaret kudo qe jane duhet te bashkohen per fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo!
Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani eshte koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn!
PD ka nje plan, nje projekt, një program per t’i kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e kushtetutes! Pensione e rroga europiane! Investime europiane! Lufte lufte lufte me krimin e korrupsionin!
Tani është koha që Edi Rama të bëje rrobaqepsin sic kanpremtuar dikur se mbase është më i dobishem sesa si Kryeminister!
PD dhe Sali Berisha kerkojne voten tuaj masive qe ju te keni mundesi te zgjidhni , te jetoni ketu apo te ktheheni atje, e ne cdo rast te keni nje shtet qe ju sherben kudo qe jeni, qe ju mirepret dhe ju trajton me respekt!
Ju jeni njerez te lire, patronazhistet nuk ju ndikojne nuk mund t’ju shantazhojne me lirine tuaj jeni ju qe mund ti sherbeni lirise se Shqiperise , jeni ju qe mund te shantazhoni me fuqi morale e vote shantazhuesit e demokracise, shoqerise e dinjitetit kombetar !
Fitore Fitore Fitore