Edi Rama shpërblen Gramoz Ruçin, ja posti i lartë që pritet të marrë

Pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit kanë nisur edhe caktimet për funksionet e rëndësishme që do të marrin deputetët e PS.

Mësohet se vetë Edi Rama ka propozuar Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit, post të cilin e mban Ilir Meta, por ky i fundit është zgjedhur president dhe do ta lërë këtë detyre me 24 korrik kur të betohet si kreu i shtetit.

Gramoz Ruçi është një besnik i Ramës që gjatë fushatë tregoi, sipas Edi Ramës, një angazhim maksimal, për të cilin kryeministri nuk harroi ta falënderonte veçanërisht.