Përmbytjet/ Banorët: Uji mbi një metër, s'ka ardhur njeri për të na parë

Reshjet e shiut që përfshinë Durrësit një natë më parë kanë përmbytur disa rrugë dhe lagje në qytetin bregdetar.

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total.

Në lagjen 17, pamjet e xhiruara tregojnë një situatë tepër problematike, me ujin që ka hyrë në shtëpitë dhe bizneset e zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Kjo rrugë gjithmonë kështu mbytet. Asnjë nuk na ka marrë në telefon, asnjë nuk ka ardhur”, thotë një banor i zonës.

“Këtu ka qenë uji një metër, akoma në ujë po rrimë. Hipëm në kat të dytë, në dorë të Allahut... E gjithë shtëpia është përmbytur. Mund të ketë 10-15 herë që jemi mbytur dhe kalon uji mbi një metër e ca”.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se disa familja janë evakuuar nga zonat e përmbytura dhe janë dërguar te Kavalishenca, ndërsa gjatë natës forcat e ushtrisë punuan për largimin e ujit nga burgu i Durrësit.