Moti i keq/ Rrëshqet dheu tek ‘Currilat’ në Durrës
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në zonën e Durrësit. Në zonën e njohur si ‘Currilat’ raportohet të ketë rrëshqitje dherash, çka ka vështirësuar edhe në qarkullimin e mjeteve.
Zona me përbërje të brishte argjilore, favorizuar nga shiu, ka bërë që masive dheu të shkëputen dhe të bien në rrugën që lidh qytetin me brrylin, e më tej zonën e Currilave.
Pavarësisht këtij fenomeni, në pjesën e sipërme të kodrës janë ndërtuar së fundmi edhe disa banesa të cilat rrezikohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave.