VIDEO/ Vlora përmbytet sërish, reshjet kthehen në makth për banorët

Moti i keq me reshje të dendura të shiut gjatë paradites së kësaj të mërkure ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës.

Përmbytjet janë evidente në disa akse kryesore, përfshirë zonën e Skelës, rrugën pranë Bibliotekës Publike dhe rrugën Hasan Kushta, e njohur si zona “Albano e Romina”.

Bllokimi i kanalizimeve ka përkeqësuar situatën, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Ky mbetet një problematikë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura në qytet.