Rama shkel premtimin dhe i jep oksigjen Lulzim Bashës: Ministrat teknikë nuk largohen, deri në shtator

“Në rast se 25 Qershori do të zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra. Ata janë ministrja teknikë dhe do të largohen, nëse ne fitojmë zgjedhjet”, u shpreh Rama me 1 Qershor në “Opinion”.

Por duket se ata nuk do të largohen menjëherë, pasi Rama ka vendosur ti mbajë deri në Shtator, thanë burimet e këtij portali. 

Por nga ana e tyre ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës. “Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq. Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”, shprehen ata.

Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin më datë 26 Qershor.