‘Ndërtesa duhet të përfundonte në 2017’/ Muka: Në Durrës fenomen i përhapur, shteti duhet të ndërhyjë
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin, Ardian Muka Urbanist, Anëtar i Këshillit Bashkiak, Durrës, foli mbi fenomenin problematik të ndërtimeve dhe shitjes së apartamenteve para se të mbarojë ndërtimi i tyre.
Muka cilësoi se ky fenomen është shqetësuese fakti se qytetarët paguajnë për apartamentet e tyre por nuk e marrin një të tillë, duke i bërë thirrje shtetit që të reagojë dhe të veprojë në lidhje me situatën alarmante.
Ardian Muka:
Në Durrës është një fenomeni cili gjatë viteve ka pasur disa raste ku firmat e ndërtimit kanë shkaktuar këtë dëm tek qytetarët. Kanë marrë një pjesë në bazë të kontratës lekët dhe nuk i kanë mbaruar objekte. Natyrisht unë jam anëtarë i këshillit bashkiak dhe nënkryetarë i komisionit të zhvillimit urban ku ne në disa raste e kemi ngritur si problematikë sepse nuk mjafton një kornizë shtrënguese.
Një objekt si ky që shohim maksimumi ndërtimit duhet të ishte tre vite nga momenti kur ka dalë leja e ndërtimit. Flasim për një l;eje të dalë në 2013 dhe në 2017 duhet të ishte i mbaruar. Aty kanë ndërhyrë problematikat e tërmetit apo pandemisë por janë në një kohë të vonë. Qytetarët kanë të drejtë të ngrejnë pretendimet që thonë.
Shteti duhet të ndërhyjë dhe nuk duhet të lejohet shitja e apartamenteve deri në një fazë të caktuar.