KAFE SHQETO/ Denoncon qytetari: Fitova gjyqin, gjykata nuk më akordon pensionin

Eingjëll Lekaj, zotëria nga Vau-Dejës Shkodër, përmes një lidhje telefonike për ‘Kafe Shqeto’ ndau me publikun problemin e tij lidhur me pensionin, ku prej 4 vitesh nëpër dyert e Gjykatave, ende nuk i kanë dhënë zgjidhje, pasi sipas tij dosja e tij ka kaluar në Gjykatën e Apelit.

Zotëria në fjalë ka mbi 20 vite punë, por nuk i njohin periudhën që ka punuar në 'Fabrikën e tullave' dhe 'Koperativë'

“Në 09 korrik 2024 kam bërë gjyqin e fundit me dëshmitarë dhe më thenë e ke fitu pensionin, e gëzofsh, kur ika më vonë për të pyetur më tej lidhur me këtë vendim më thanë se ka kaluar në Gjykatë Apeli, ika atje, por nuk më dhanë asnjë informacion’ -shpehet qytetari.

Eigjëll Lekaj:

"Unë kam prej dy vitesh në për gjyqe, ku në 9 korrik të 2024 kam bërë gjyqin e fundit për çështjen e 'Kopetarivës' dhe 'Fabrikës së tullës', pra bëhet fjalë për pensionin.

Kur bërë këtë gjqyin, gjyqtarja më tha se e fitova gjyqin, e gëzofsh vetëm se duhet  të presësh shtatorin se gushti është pushim më thanë.

Vjen Shtatori e më thanë se dosja ka ikur në 'Gjykatën e Apelit për verifikim', çfarë do verifikoni i thashë asaj gjyqtares, dhe ajo më priti shumë ashpër.

Përfundimisht, nga 'Gjykata e Apelit', ika te avokatja dhe i thashë që puna është kështu, dhe në fund fare nuk e di se kur del vendimi i kësaj gjykate.

Ata vetëm më thonë se dosja është për verifikim, dhe më duhet të pres, se sa kohë nuk e di.

Dola nga spitali dhe ika atje në ambjentet e gjykatës, te zyra e informacionit hyri gruaja brenda dhe ja sqaroj situatën, dhe ajo sekretarja na tha se ka dosje që njerëzit kanë këtu prej 5 vitesh e nuk kanë zgjidhur gjë.

Nuk bëhet fjalë as për datë apeli, vetëm di që dosja ime ëshët atje dhe unë vazhdoj të jem pa pension, jam i zhytur në borxhe dhe në shtëpi me qera punova gjithë jetën dhe ngela kështu'.