Basha pas fitores në Kavajë: Urimet e mija për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave

Kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur fitoren e kandidatit të djathtë në Bashkinë e Kavajës Isa Sakja në një postim në ‘Facebook’.

'Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë:

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës!

Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirenjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë!

Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.

Zoti e bekofte Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!',