SYRI TV/ Kriza prek tregun rom në Gjirokastër, shitësit: Nuk ka blerës, fitojmë pak
SYRI TV
Kriza prek dhe tregun rom në Gjirokstër. Këtë e tregojnë vetë shitësit e mallrave industriale të përdorura në këtë qytet, të cilët shprehen se prej disa vitesh tashmë nuk sigurojnë dot as paratë për mbijetesë.
Shpopullimi dhe varfërimi i qytetarëve, ka ndikuar edhe në rënien e xhiros te tregtarët rom.
Në Gjirokastër, i njohur si 'Tregu Shumëngjyrësh', ku shiten mallra industrial të përdorur, i ndodhur në lagjen Gërhot, sot po vuan mungesën e fuqisë blerëse.
Tregtarët rom shprehen se ky vit ka qenë tepër i keq për ta pasi lëvizja ka rënë, nuk ka më blerje si më parë, njerëzit kanë ikur , 300-400 lekë fitim në ditë kemi sa për të mbijetuar.
Tregtarët kanë kërkuar nga ‘Bashkia Gjirokastër’ vendosjen e dy tualeteve publike në këtë zonë, pasi kushtet ku tregtojnë lënë për të dëshiruar. Situata e tregut reflekton vetë kushtet e jetesës së popullsisë rome që në 70% të saj jeton prej kësaj tregtie.