Ministrja e Arsimit rrethohet në zyrë nga njerëz të armatosur, Haki Çako nuk i vjen në ndihmë

Persona të armatosur janë futur tani në mesnatë në oborrin e ministrisë së Arsimit.

Ministrja Mirela Karabina që ndodhet në zyrë kërkon largimin e tyre, por ata pretendojnë që janë polici private dhe i ka kontraktuar Sekretari i Përgjithshëm i pezulluar nga ministrja.

Ministrja Karabina prej disa minutash po i kërkon ndihmë drejtorit të Policisë së Shtetit Cako, por ai nuk i përgjigjet as mesazheve të saj.

I kanë bërë thirrje prej 30 minutash policisë në numrin  112, por as ata nuk i kanë ardhur në ndihmë ministres.

Situata në oborrin e ministrisë së Arsimit, është e tensionuar.