Ndryshim dramatik rezultati. Ja çfarë po ndodh me zgjedhjet në Kavajë

Ngushtohet sërish ndjeshëm diferenca e votave mes kandidatit socialist për kryebashkiak në Kavajë dhe atij demokrat.

Në 67 kuti të numëruara, Dorian Murati i PS-së ka marrë 8.943 vota, Isa Sakja i PD-së ka marrë 8.917 dhe Maksim Kona i LSI-së 1.683 vota.

Murati i PS-së është në avantazh ndaj rivalit demokrat Sakja, vetëm 26 vota.

Kanë ngelur edhe 17 kuti të fundit për t'u numëruar.