19 kutitë e fundit/ Ndryshon sërish rezultati për bashkiaket në Kavajë
Është rritur sërish diferenca mes kandidatit socialist për kryebashkiak në Kavajë dhe atij demokrat.
Në 65 kuti të numëruara, Dorian Murati i PS-së ka marrë 8.693 vota, Isa Sakja i PD-së ka marrë 8.631 vota dhe Maksim Kona i LSI-së 1.624vota.
Kanë ngelur edhe 19 kuti të fundit për t'u numëruar. Diferenca është 62 vota.