Edhe 20 kutitë e fundit/ Kthesë e fortë për bashkiaket në Kavajë

Kur kanë mbetur edhe 20 kutitë e fundit për t'u numëruar, vijon të shkurtohet diferenca e votave mes kandidatit socialist për kryebashkiak dhe atij demokrat.

Në 64, kuti të numëruara: Dorian Murati i PS-së ka marrë 8.487 vota, Isa Sakja i PD-së ka marrë 8.462 dhe Maksim Kona i LSI-së 1.578 vota.

Dorian Murati është vetëm 25 vota para Isa Sakjas. Gara duket se do të vijojë deri në kutinë e fundit.